Rusia tenton të përfitojë nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Rusia tenton të përfitojë nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Ministria e Energjisë e Rusisë të hënën u mundua që ta shfrytëzonte bllokimin e Kanalit të Suezit nga anija gjigante, “Ever Given”, për përfitime të veta, duke promovuar një rrugë tjetër detare.

Kjo ministri tha se bllokimi i anijes në Kanalin e Suezit i vë në pah sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Rrugës së Detit Verior dhe të naftësjellësve dhe gazsjellësve rusë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.