Sekretari amerikan ‘godet’ sërish Vuçiçin: “Kërkoj njohjen reciproke me Kosovën!”

Sekretari amerikan ‘godet’ sërish Vuçiçin: “Kërkoj njohjen reciproke me Kosovën!”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Në një letër që i kishte dërguar Vuçiqit më 23 shkurt, e që është publikuar nga mediumi serb “Novosti”, Blinken, kishte thënë se synimi i SHBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë.

Blinken edhe në një letër dërguar autoriteteve serbe, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë kishte thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromis.