Sekretari i Amerikës: “Turqia është e nevojshme për NATO-n!”

Sekretari i Amerikës: “Turqia është e nevojshme për NATO-n!”

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se “vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO është në interesin e të gjithëve”. Blinken dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilluan një bisedë me temë “Përforcimi i lidhjes transatlantike” në selinë e NATO-s në Bruksel.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Turqisë, Blinken tha se kanë mendime të ndryshme në disa tema me Turqinë, por NATO-ja përveç çështjeve të tjera të mosmarrëveshjes veçanërisht në lidhje me uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor ka treguar se luan një rol efektiv.