ShBA-ja kërcënon Britaninë, e paralajmëron për sanksione

ShBA-ja kërcënon Britaninë, e paralajmëron për sanksione

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe se mund të përballet me taksë deri në 25 për qind ndaj disa eksporteve britanike si hakmarrje për vendosjen e një takse nga Mbretëria e Bashkuar ndaj kompanive të teknologjisë.

Sipas një liste të publikuar nga administrata e presidentit Joe Biden, nga kjo taksë mund të goditen qeramikat, produktet e kozmetikës, disa lloje të rrobave, pajisjet për lojëra kompjuterike dhe mobiliet.