Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Turqia ka rëndësi kritike për mbrojtjen e Evropës dhe NATO-s!”

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Turqia ka rëndësi kritike për mbrojtjen e Evropës dhe NATO-s!”

Në një prononcim për gazetarët një ditë përpara takimit dyditor të kryediplomatëve të NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në pah se Aleanca ka një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës. “Këtë gjë e pranon edhe vetë Bashkimi Evropian, jo vetëm NATO-ja”, shtoi ai.

Gjithnjë në lidhje me mbrojtjen e Evropës, Stoltenberg potencoi se mbi 90% e popullsisë së BE-së jeton njëherësh në një shtet anëtar të NATO-s, por vetëm 20% e shpenzimeve të mbrojtjes së Aleancës mbulohen nga anëtarët evropianë të NATO-s.

“Sidoqoftë, kjo është pjesërisht një çështje parash, sepse në të njëjtë kohë është e lidhur me gjeografinë. Islanda në veri, Turqia në jug dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja e Britania në perëndim… Të gjitha këto vende që përmenda, kanë rëndësi kritike për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës”, deklaroi shefi i NATO-s mes të tjerash.