Shefi i NATO-s, Stoltenberg: “BE-ja nuk mund ta mbrojë Evropën e vetme”

Shefi i NATO-s, Stoltenberg: “BE-ja nuk mund ta mbrojë Evropën e vetme”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi ndaj përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund ta mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë këcrënimit të terr0rizmit dhe “sjelljes d3stabilizuese” të Rusisë.

Në një intervistë të veçantë për AFP-në, ai tha se i mirëpret përpjekjet e Brukselit për të rritur shpenzimet dhe për të modernizuar industrinë e mbrojtjes, por tha se është skeptik ndaj thirrjeve që Evropa të zhvillojë “autonomi strategjike”, të llojit që po nx1t presidenti i Francës, Emmanuel Macron.