Shtëpia e Bardhë: “Muslimanët ujgur do të jenë çështje që do flasim drejtpërdrejtë me Kinën!”

Shtëpia e Bardhë: “Muslimanët ujgur do të jenë çështje që do flasim drejtpërdrejtë me Kinën!”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se trajtimet ndaj turqve ujgur në rajonin autonom Xinjiang të Kinës do të jenë një nga temat në negociatat që do kryejnë me Kinën.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me temat në takimin që zyrtarët kinezë dhe amerikanë do të zhvillojnë në Alaskë, Psaki theksoi se do të diskutohen të drejtat e njeriut, Tajvani dhe marrëdhëniet ekonomike.

Pas pyetjes nëse do të vijë apo jo në rendin e ditës çështja e turqve ujgur, Psaki tha se “gjen0cidi ndaj muslimanëve ujgur do të jetë një nga çështjet që do flasim drejtpërdrejtë me Kinën”.