Tensionet në kulm, Erdogan i jep mesazh Greqisë për 200 vjetorin e revolucionit

Tensionet në kulm, Erdogan i jep mesazh Greqisë për 200 vjetorin e revolucionit

Krerët e shumë shteteve nga e gjithë bota i dërguan mesazhe urime Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou me rastin e 200 vjetorit të Revolucionit Grek të 1821.

Midis tyre ishte Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në mesazhin e tij thuhet, ndër të tjera: “Unë u shpreh urimet e mia më të mira për prosperitetin dhe lumturinë e shkëlqesisë suaj dhe të popullit grek”

Letra vijon më tej “Unë uroj që marrëdhëniet midis vendeve tona të zhvillohen në çdo fushë përmes dialogut dhe bashkëpunimit”.