‘Tërmet’ në ushtrinë greke – arsyeja është e qartë “TURQIA!”

‘Tërmet’ në ushtrinë greke – arsyeja është e qartë “TURQIA!”

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Greqi ka shkarkuar nga detyra një numër të madh drejtuesish të ushtrisë greke gjatë mbledhjes së sotme. Vendimet e marra sot, siç raportojnë mediat lokale, kanë larguar një numër të madh gjeneralësh, lietnantësh si edhe oficerë të ndryshëm nga detyra duke i zëvendësuar me të tjerë.

Ndryshimet kanë përfshirë të gjithë ushtrinë siç janë aviacioni, këmbësoria, forcat e blinduara si edhe marina. Këto ndryshime vijnë në kulmin e krizës me Turqinë ku të dyja vendet flasin herë pas here edhe me retorikë lutfe ndaj njëri-tjetrit.