Top-komandanti amerikan jep alarmin: “Kina shpejt po zëvendëson Amerikën si fuqi ushtarake!”

Top-komandanti amerikan jep alarmin: “Kina shpejt po zëvendëson Amerikën si fuqi ushtarake!”

Kina mund ta pusht0jë Taivanin brenda gjashtë viteve të ardhshme derisa Pekini po përshpejton lëvizjet e saj për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, ka paralajmëruar top-komandanti amerikan.

Taivani demokratik që vetë-qeveriset jeton nën këcrënimin konstant të pusht1mit nga Kina, liderët e të cilës e shikojnë ishullin si pjesë të territorit të tyre dhe për të cilin janë zotuar se do ta kthejnë një ditë.

“Brengosem se ata [Kina] po përshpejtojnë ambiciet e tyre për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe lidershipin tonë në rendin ndërkombëtar deri më 2050,” tha admirali Philip Davidson.