Turqia dhe Greqia gati të ‘pajtohen’ – fillojnë bisedimet me 16 mars

Turqia dhe Greqia gati të ‘pajtohen’ – fillojnë bisedimet me 16 mars

Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë ciklin e 62 të bisedimeve eksploruese në datën 16 Mars. Lajmi bëhet me dije nga ministria e jashtëm grekë.

Pas një ndërprerje pesë-vjeçare, të bisedimeve eksploruese mes dy fqinjëve, zyrtarët turq dhe grekë u takuan më 25 janar në Stamboll për të diskutuar mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura për dekada. Takimi zgjati shumë pak orë dhe si gjithnjë asgjë nuk u arrit.

Athina i dërgoi më pas një ftesë Ankarasë duke sugjeruar që bisedimet të rinisin në fillim të marsit, para një takimi të nivelit të lartë të BE me Turqinë. Lajmin e vërtetojnë edhe mediat turke.