Turqia dhe Rusia me central të përbashkët bërthamor, Putin: “Fillojmë një periudhë të re!”

Turqia dhe Rusia me central të përbashkët bërthamor, Putin: “Fillojmë një periudhë të re!”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se me projektin e përbashkët në centralin bërtham0r Akkuyu fillon një periudhë e re dhe se realizimi i këtij projekti do të sigurojë kontribute të rëndësishme për sigurinë energjetike të Turqisë.

Përmes video-konferencës Putin mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të njësisë së tretë të centralit të fuqisë bërtham0re Akkuyu të Turqisë.

Duke përgëzuar të gjitha palët lidhur me fazën e arritur në projektin Akkuyu, Putin tha se, “Në ndërtimin e projektit tonë të përbashkët, centralin bërtham0r Akkuyu, fillon një periudhë e re. Në fushën e Akkuyu-t do të formohen gjithsej katër njësi. Fuqia e instaluar do të jetë 4.800 megavat”.