Turqia reagon ndaj presidentit francez Macron, i jep kundërpërgjigjen e fuqishme për deklaratat e tij

Turqia reagon ndaj presidentit francez Macron, i jep kundërpërgjigjen e fuqishme për deklaratat e tij

Ankaraja den0ncoi komentet e fundit nga presidenti francez në lidhje me Turqinë dhe udhëheqësin e saj, duke i quajtur ato “të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit francez (Emmanuel) Macron, të cilat ai i bëri në përgjigje të pyetjeve të qëllimshme në një program dhe janë kundër miqësisë dhe aleancës midis vendeve tona”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy në një reagim me shkrim.

Ndryshe, gjatë një interviste të transmetuar në kanalin televiziv France5 të martën, Macron pretendoi se Turqia “po përpiqet të ndërhyjë” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës në vitin 2022.