Turqia rrethohet nga Amerika, Izraeli, Franca dhe Qiproja – 5 mijë ushtarë dhe 22 anije ushtarake në gatishmëri!

Turqia rrethohet nga Amerika, Izraeli, Franca dhe Qiproja – 5 mijë ushtarë dhe 22 anije ushtarake në gatishmëri!

SHBA-të, Izraeli, Franca dhe Qiproja janë duke zhvilluar një stërvitje të përbashkët në ujërat e Egjeut Lindor këto ditë duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon me Turqinë përballë e cila ka reaguar ashpër. Mediat turke e kanë konsideruar këtë veprim si një këcrënim të drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të Turqisë në Egje.

Mësohet se në këtë stërvitje marrin pjesë 22 anije ushtarake si edhe aeroplanmbajtësja amerikane “USS Eisenhower”, e cila transporton edhe një numër të madh gjuajtësish F-15 dhe F-16.

Në stërvitjen në fjalë marrin pjesë 5 mijë ushtarë. Stërvitja po kryhet për të testuar shpejtësinë e reagimeve ndaj rreziqeve të përbashkëta, megjithatë ekspertët e sigurisë e lexojnë atë si një mesazh të fortë ndaj Turqisë, e cila tashmë ndodhet në një aleancë të ngushtë më Rusinë, pavarësisht se bën pjesë në NATO.