Turqit në Kosovë: “Duam një ministri, ose nuk votojmë për qeverinë Kurti!”

Turqit në Kosovë: “Duam një ministri, ose nuk votojmë për qeverinë Kurti!”

Partia Demokratike Turke e Kosovës, nën udhëheqjen e Fikrim Damkës në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi dy deputetë në Kuvendin e Kosovës. Krahas Damkas, në Parlament, turqit do t’i përfaqësoj edhe Fidan Jilta, i cili siguroi votat e mjaftueshme për deputet nga radhët e komuniteteve.

“Ende nuk jemi takuar me Kurtin pasi kemi pritë të certifikohen zgjedhjet. Nëse jemi pjesë e koalicionit do ta votojmë qeverinë, nëse nuk jemi pjesë e qeverisë nuk do ta votojmë”, tha Damka për Reporteri.net.

‘‘Ne gjithmonë e kemi pasur një ministër në Qeveri dhe presim ta kemi përsëri një ministër. Nuk do të hyjmë në koalicion nëse nuk do ta kemi një ministër në Qeveri’’, tha Damka për Reporteri.net.