Ushtari rus mbetet i varur në helikopter pas bllokimit të parashutës në 2000m lartësi

Ushtari rus mbetet i varur në helikopter pas bllokimit të parashutës në 2000m lartësi

Në një video të publikuar së fundmi është kapur momenti kur një ushtari rus i bllokohet parashuta e tij në bishtin e helikopterit nga i cili po hidhej, duke e lënë atë të lëkundej mijëra metra lart në ajër deri në uljen e mjetit gjigand në sipërfaqen e tokës.

Parashutisti ishte hedhur nga helikopteri Mil Mi-8 Hip nga më shumë se 2000 metra lartësi në bazën ajrore pranë qytetit Chita në Rusi. Por parashuta e tij ngeci në pjesët e poshtme të mjetit, dhe ushtari mbeti i varur në ajër, teksa mjeti ajror nisi uljen e ngadaltë. VIDEO