Vjosa Osmani: “Kushdo që kërcënon ShBA’në ka kërcënuar Kosovën”

Vjosa Osmani: “Kushdo që kërcënon ShBA’në ka kërcënuar Kosovën”

U.d së presidentit, Vjosa Osmani në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit ka thënë se kushdo që këcrënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka këcrënuar edhe Republikën e Kosovës. Osmani para ushtarëve të FSK’së tha se pa mbështetjen e Ushtrisë amerikane misioni do të ishte i pamundur.

“Ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e Ushtrisë Amerikane. Prandaj, të nderuar përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këta djem janë edhe djemtë tuaj. Misioni juaj është edhe mision i yni! Është paqja dhe besimi në vlera të përbashkëta që na bëri bashkë dhe ato t’i bëjmë të mundshme”, tha Osmani.