Vuçiç e gris marrëveshjen e Washingtonit: “Do nisim ç’njohjet e Kosovës!”

Vuçiç e gris marrëveshjen e Washingtonit: “Do nisim ç’njohjet e Kosovës!”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndërmarrë një lëvizje a gresive pas qëndrimit të qartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Në një takim që ka zhvilluar në një bazë ushtarake së bashku me ministrin kinez të Mbrojtjes, presidenti serb ka bërë të ditur grisjen publike të marrëveshjes së Uashingtonit që firmosi në prani të Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë marrëveshje bëhet e ditur se Serbia do të ndalojë procesin e lobimit të ç’njohjeve të Kosovës. Por sot Vuçiç e ka riaktivizuar këtë akt politik të Beogradit.