Zbulohet droni i parë luftarak që tejkalon edhe shpejtësinë e zërit

Zbulohet droni i parë luftarak që tejkalon edhe shpejtësinë e zërit

Kelley Aerospace me bazë në Singapor ka zbuluar mjetin e parë lutfarak supersonik në botë pa pilot. I quajtur “Arrow”, droni është projektuar me një pr3dhë të vetme të bërë nga fibra karboni të lehta që i lejojnë të arrijë një shpejtësi deri në 2.1 Mach duke tejkaluar shpejtësinë e zërit.

Mund të kontrollohet nga një automjet i drejtuar nga njerëz. Gjithashtu është i pajisur me grupe të ndryshme a rmësh për të kryer një larmi detyrash. Çmimi fillestar është 9 milion dollarë por shkon deri në 16 milionë në varësi të karakteristikave të ndryshme.

Ajo që e bën këtë makinë kaq të veçantë është se udhëton më shpejt se shpejtësia e zërit. Firma kreu fluturimet provë prototip të shkallës së parë në 2014.