Zbulohet e vërteta e madhe, ish-presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare

Zbulohet e vërteta e madhe, ish-presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare

Më 1989, gazetari Nefail Maliqi (gazeta Koha), intervistoi Presidentin e Turqisë Kenan Evren. Në pyetjen se ai ishte presidenti i shtatë turk, Evren iu përgjigj: “Nuk jam president turk por president i Turqisë”.

Të gjitha përgjigjet në lidhje me origjinën e tij shqiptare i gjejmë në këto fjalë. Bashkëpunëtorët e Evrenit me ardhjen e gazetarit Maliqi për intervistë, i thanë se po vjen një gazetar “jabanxhi”.

Kur presidenti e kuptoi se nga ishte, i tha: “Po ti nuk qenke jabanxhi, ti je vëllau im, mirë se erdhe vëlla”. Këshilltari i tij, edhe ai ishte me origjinë shqiptare.