Zv/kryeministrja e Bullgarisë: “Në Maqedoni ka mbi 100.000 bullgarë”

Zv/kryeministrja e Bullgarisë: “Në Maqedoni ka mbi 100.000 bullgarë”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva për “BNT” thotë se është e papranueshme që në shekullin e 21 dikush të mos pranojë të drejtën e vetëvendosjes.

Zakharieva tha se Bullgaria e qëndrueshme në politikë dhe kërkoi drejtësi për bullgarët në Maqedoni. Ajo tha se në Maqedoni ka 100 mijë shtetas bullgarë dhe shpesh herë janë të fr1kësuar.

“Ne reagojmë për çdo rast dhe shpresojmë kjo të mos përsëritet. Mbi 100 mijë qytetarë kanë edhe shtetësi bullgare dhe ndonjëherë janë të fr1kësuar. Megjithatë është e papranueshme që në shekullin e 21 të mos pranohet e drejta e vetëvendosjes”, tha Zakharieva.