​Lulzim Basha: “Fitorja jonë është e padiskutueshme!”

​Lulzim Basha: “Fitorja jonë është e padiskutueshme!”

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në një prononcim për media nga selia e partisë deklaroi se numërimi i votave do të përfundojë me fitoren e madhe të Aleancës për Ndryshim, koalicion ky që udhëhiqet nga partia e tij.

Basha u shpreh se Partia Socialiste (PS) ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë e Memaliaj.