40 mijë ushtarë rusë rrethojnë Ukrainën – Britania e Madhe dërgon avionët për të parandaluar Putinin

40 mijë ushtarë rusë rrethojnë Ukrainën – Britania e Madhe dërgon avionët për të parandaluar Putinin

Gjashtë super avionë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike do të fluturojnë në Evropën Lindore në një përpjekje për të parandaluar presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka dërguar trupa në kufirin ukrainas.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rusia ka gati 80.000 mijë ushtarë në afërsi të kufirit ukrainas; 40.000 në kufirin lindor dhe 40.000 të tjerë në Krime. Burime të shumta për BBC kanë raportuar lëvizje të mëdha ushtarake ruse drejt kufirit lindor të Ukrainës dhe në Krime, zonë të cilën forcat ruse e aneksuan në Mars 2014.