Admiralët ushtarak e kritikuan për Kanalin e Stambollit / Erdogan: “Letra e admiralëve një grusht shteti politik!”

Admiralët ushtarak e kritikuan për Kanalin e Stambollit / Erdogan: “Letra e admiralëve një grusht shteti politik!”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka s ulmuar me forcë një grup admiralësh në pension të cilët nënshkruan një letër të hapur duke kritikuar planin e tij për të ndërtuar Kanalin e Stambollit, duke kërkuar që qeveria të mos tërhiqet nga Traktati i Montreux. Kreu i shtetit turk tha se letra e admiralëve përmban elementët e një grushti shteti politik.

“Nuk është detyra e admiralëve në pension të lëshojnë deklarata që përmbajnë lë të kuptohet, një grusht shteti politik. Asnjë ushtarak në pension nuk ka të drejtë të ndjekë një kurs të tillë” tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara. Ai shtoi se letra shkon përtej lirisë së shprehjes.