Al-Qaida jep mesazhin e qartë: “Vazhdon lufta jonë kundër Amerikës!”

Al-Qaida jep mesazhin e qartë: “Vazhdon lufta jonë kundër Amerikës!”

Vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani provokoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara, por edhe në botë. Në një intervistë ekskluzive, reporterët e CNN-së arritën të krijojnë kontakte me drejtuesit e kësaj organizate përmes ndërmjetësuesve.

Siç kanë theksuar zyrtarët e al-Qaidas, megjithëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, lutfa do të vazhdojë në pjesë të tjera të botës. “Lutfa kundër Shteteve të Bashkuara vazhdon në të gjitha frontet e tjera derisa amerikanët të largohen nga të gjitha pjesët e botës islamike”, thanë zyrtarët e al-Qaidas.