Ambasadori i Serbisë në SHBA: “Kosova për serbët është djepi i identitetit kombëtar!”

Ambasadori i Serbisë në SHBA: “Kosova për serbët është djepi i identitetit kombëtar!”

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është shprehur se shteti i tij është plotësisht i vetëdijshëm për realitetin që përballen me Kosovën.

Ai ka shtuar se është e nevojshme që të “gjendet një zgjidhje e drejtë” me të cilën të dyja palët do të ndaheshin të kënaqura në mënyrë të barabartë.

“Kosova për neve serbët është djepi i identitetit kombëtar. Mbretërit dhe shenjtorët tanë prehen në Kosovë, por po ashtu ka një komunitet të vogël që arrin të mbijetojë si minoritet”, është shprehur Gjuriq për Uashington Diplomat.