Amerika dhe Japonia bashkojnë forcat për t’u perballur me Kinën

Amerika dhe Japonia bashkojnë forcat për t’u perballur me Kinën

Konkurrenca strategjike me Kinën ishte ndër çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit të premten mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit japonez Yoshihide Suga. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi të huaj në Shtëpinë e Bardhë që kur Presidenti Biden mori detyrën.

Një riafirmim i aleancës SHBA – Japoni për një rajon Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, nga Kryeministri Yoshihide Suga dhe Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

“U angazhuam të punojmë së bashku për t’u përballur me sfidat nga Kina dhe për çështje të tilla si Deti i Kinës Lindore, Deti i Kinës Jugore, si dhe Koreja e Veriut”, tha Presidenti Biden.