Amerika ‘dridhë’ antishqiptarët: “Shqipëria mund të mbështetet tek ne më shumë se kurrë më parë!”

Amerika ‘dridhë’ antishqiptarët: “Shqipëria mund të mbështetet tek ne më shumë se kurrë më parë!”

Shqipëria mund të mbështetet te Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten te Shqipëria më shumë se kurrë – ky është mesazhi që SHBA-ja përcjell përmes Ambasadës në Tiranë me rastin e 12-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Dymbëdhjetë vjet më parë, Shqipëria u bë zyrtarisht anëtar i aleancës ndërkombëtare ushtarake, NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.