Amerika: “Izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri të barabarta!”

Amerika: “Izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri të barabarta!”

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi tha se izraelitët dhe palestinezët duhet të kenë liri, siguri, mirëqenie dhe demokraci të barabarta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price dha një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes Blinken dhe Ashkenazi.

Sipas deklaratës, dy ministrat krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale biseduan edhe për ndihmat humanitare të SHBA-së për Palestinën si dhe proceset e normalizimit mes Izraelit me disa vende arabe dhe muslimane.