Amerika ‘pendohet’ kundër Rusisë? / Turqia: “Anijet luftarake amerikane ende nuk kaluan Detin e Zi!”

Amerika ‘pendohet’ kundër Rusisë? / Turqia: “Anijet luftarake amerikane ende nuk kaluan Detin e Zi!”

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vendosjen e dy anijeve lutfarake në Detin e Zi, thanë zyrtarët dhe media turke. Burimet diplomatike turke thanë se kalimi i anijes së parë përmes Ngushticës së Bosforit, ishte planifikuar për të mërkurën, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Paralajmërimet për dërgimin e luftanijeve ishin bërë pas rritjes së tesnioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar përmes kanaleve diplomatike se dy anije lutfarake të SHBA “do të kalojnë drejt Detit të Zi” dhe do të qëndrojnë në rajon deri më 4 maj. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni për vendosjet e planifikuara ose për anulimin e tyre.