Amerikanët të prerë me rusët: “Mos guxoni ta prekni Ukrainën!”

Amerikanët të prerë me rusët: “Mos guxoni ta prekni Ukrainën!”

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të prerë me rusët në mesazhin e tyre sa i përket situatës në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se do të ketë “pasoja” nëse Rusia “vepron në mënyrë të pakujdesshme ose a gresive” ndaj Ukrainës.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë,” tha Blinken për mediet amerikane këtë të dielë. Nëse Rusia vepron pa kujdes, ose në mënyrë a gresive, do të ketë kosto, do të ketë pasoja”.

Shqetësimet në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pas grumbullimit të trupave të Moskës pranë kufijve të Ukrainës.