Arabia Saudite mbyllë 8 shkolla turke të lidhura me qeverinë e Erdoganit

Arabia Saudite mbyllë 8 shkolla turke të lidhura me qeverinë e Erdoganit

Arabia Saudite ka vendosur që t’ua përfundojë aktivitetin tetë shkollave turke të lidhura me Ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë, të cilat janë duke operuar në kryeqytetin Riad dhe në provinca të tjera. Mbyllja e shkollave do të bëhet në fund të vitit shkollor.

Sipas disa burimeve diplomatike, Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite tashmë ua ka dorëzuar vendimin me shkrim shkollave në provincat Tabuk, Riad, Taif dhe Jeddah, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express. Zyrtarët sauditë gjithashtu i vizituan shkollat turke në provincat Dammam dhe Abha, për t’i informuar drejtuesit e shkollave rreth këtij vendimi. Pjesë e vendimit për mbyllje do të jenë edhe shkollat turke në qytetet e shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medine.