Banorët në panik, në Shqipëri po përhapet një fenomen i çuditshëm

Banorët në panik, në Shqipëri po përhapet një fenomen i çuditshëm

Një fenomen i çuditshëm po ndodh në disa qytete të Shqipërisë javët e fundit. Bëhet fjalë për gropa të mëdha që po shfaqen kudo e fundit është zbuluar në Sarandë.

Mësohet se shkak për këtë është dukuria e fundosjes tektonike. Pak kohë më parë u njoftua për një gropë të tillë me diametër 10m dhe thellësi 6m ishte hapur në Krongj, pranë Syrit të Kaltër. Një gropë e dytë është krijuar në afërsi të ish-minierës së kripës në Dhrovjan.

Kjo dukuri vazhdon për shkak se dheu vazhdon të jetë i butë në disa zona. Gropa e dytë gjendet rreth 10 metra në lindje të së parës dhe është shfaqur më 15 mars. Këto fenomene po frikësojnë shumë banorët rreth tyre.