Deputeti holandez: “Kurani duhet të ndalohet, është libër i njëjtë me atë të Adolf Hitlerit!”

Deputeti holandez: “Kurani duhet të ndalohet, është libër i njëjtë me atë të Adolf Hitlerit!”

Deputeti holandez i së djathtës estreme, Geert Wilders, ka marrë edhe një herë vëmendje me një postim kundër Islamit. Ai kësaj radhe ishte shumë i drejtpërdrejtë: Ndaleni Islamin. Ndaleni Ramazanin. Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, por duket se praktikimin e fesë nuk e njeh si liri themelore të njeriut. Ai është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai njihet më së shumti për kundërshtimin e Islamit dhe të Bashkimit Evropian. Qëndrimet e tij e kanë bërë figurë kundërthënëse në Holandë dhe jashtë saj. Që nga viti 2004, Wilders ruhet nga truproja të amratosura. Ky deputet lobon kundër atij që e cilëson si “islamizim të Holandës”.

Ai e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e dktatorit të Gjermanisë, Adolf Hitler, “Mein Kampf” dhe ka bërë fushatë që Kurani të ndalohet në Holandë. Përpos këtyre qëndrimeve kundër Islamit, deputeti Wilders bën thirrje që të ndalohen imigrantët nga shtetet myslimane dhe e përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive në Holandë.