Deputeti shqiptar paralajmëroi bashkimin Kosovë-Shqipëri, Marko Djuric: “Po bini në kundërshtim me Amerikën!”

Deputeti shqiptar paralajmëroi bashkimin Kosovë-Shqipëri, Marko Djuric: “Po bini në kundërshtim me Amerikën!”

Ambasadori serb në Amerikë, Marko Djuric, ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, pasi paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë. Djuric, përmes një postimi në Tëitter, tha se këto veprime bien ndesh me ato çfarë kërkohen nga Sekretari amerikan, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Sekretari i Shtetit i SHBA u dërgoi një vendim të saktë dhe të mençur krerëve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Paralajmërojnë masën e reciprocitetit, bashkimin me Shqipërinë dhe kërkojnë ndjekje penale ndaj Sava Janjic. Duken premtuese”, ironizoi Gjuriq.