Dështojnë planet e Rusisë për pushtim? Shikoni se si trupat rusë tërhiqen nga kufiri me Ukrainën

Dështojnë planet e Rusisë për pushtim? Shikoni se si trupat rusë tërhiqen nga kufiri me Ukrainën

Trupat rusë kanë filluar të kthehen në bazat e tyre të përhershme të premten pas një grumbullimi masiv afër kufirit me Ukrainën, që shkaktoi shqetësime të Perëndimit, njofton AP. Të enjten, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, deklaroi se trupat rusë në Krime dhe pjesët e gjera të Rusisë perëndimore u urdhëruan të kthehen në bazat e tyre të përhershme deri më 1 maj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e mirëpriti njoftimin. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të premten se forcat e saj që morën pjesë në stërvitjet masive në Krime po lëviznin për të hipur në trena, aeroplanë transportues dhe anije zbarkuese gjatë rrugës për kthimin në bazat e tyre.