Donald Trump nuk dorëhiqet: “Në vitin 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë!”

Donald Trump nuk dorëhiqet: “Në vitin 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë!”

Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Gjatë një takimi me politikanët republikanë dhe financuesit e partisë së tij në Mar-a-Lago, ish-presidenti u shpreh se “në 2022 do të marrim Dhomën e Pëfaqësuesve, Senatin dhe në 2024 dhe Shtëpinë e Bardhë”.

Trump nuk harroi të s ulmonte dhe presidentin Biden gjatë këtij takimi duke thënë se ka një axhentë jo popullore dhe një nga dështimet e tij është pikërisht çështja e emigracionit.