E quajti diktator, Erdogan ia tregon “dhëmbët” kryeministrit italian

E quajti diktator, Erdogan ia tregon “dhëmbët” kryeministrit italian

Presidenti i Turqisë duket se nuk e ka kaluar lehtë etiketimin që i bëri Kryeministri i Italisë, Mario Dragi. Ky i fundit, në një deklaratë të pak ditëve më parë e quajti Erdoganin si diktat0r. Në shenjë hakmarrjeje, Erdogan ka firmosur që të pezullojë marrëveshjen për blerjen e helikopterëve.

Më herët, palët kishin rënë dakord për blerjen e 10 helikopterëve “AW169”. Kostoja totale e marrëveshjes arrinte 70 milionë euro, me mundësinë e një pakti shtesë, me një vlerë totale prej 150 milionë euro.