Edhe ai doli i korruptuar? Britania e Madhe nis hetime ndaj kryeministrit sepse rinovoi shumë shtrenjtë banesën e tij

Edhe ai doli i korruptuar? Britania e Madhe nis hetime ndaj kryeministrit sepse rinovoi shumë shtrenjtë banesën e tij

Komisioni Zgjedhor i Britanisë së Madhe ka nisur zyrtarisht hetime për mënyrën se si kryeministri Boris Johnson e ka financuar rinovimin e rezidencës zyrtare.

“Ka bazë të arsyeshme për të dyshuar se një shkelje apo disa shkelje mund të kenë ndodhur.Hetimet do të përcaktojnë nëse ndonjë transaksion që lidhet me punët në “11 Downing Street” bien brenda regjimit të rregulluar nga Komisioni dhe nëse financimet e tilla janë raportuar siç kërkohet”, tha Komisioni Zgjedhor, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ministrat kanë thënë se kryeministri e ka paguar vetë rinovimin, por nuk është e qartë se kur ka paguar dhe nëse rinovimi, për të cilin raportohet se ka kushtuar 200 mijë funte, është financuar fillimisht përmes ndonjë huaje. Sipas rregullave për financim politik, Johnson është dashur që ta deklarojë këtë.