Edi Rama ka një mesazh për Lulzim Bashën: “Pranoje humbjen me dinjitet!”

Edi Rama ka një mesazh për Lulzim Bashën: “Pranoje humbjen me dinjitet!”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të pranojë me dinjitet humbjen.Ai tha që sa më shpejt Basha ta pranojë humbjen, e që sipas Ramës, nuk është aspak turpëruese.

“Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë deshe, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm, në kohën e duhur, e kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mund të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste”, deklaroi Rama.