Edi Rama poston videon: “Gati është spitali i Erdoganit në Fier!”

Edi Rama poston videon: “Gati është spitali i Erdoganit në Fier!”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Spitali i Fierit, i cili po merr formë gjithnjë e më shumë. Rama shkruan në “Facebook” se është dita e 89 e ndërtimit në kantier, ndërsa kujtojmë se ky spital është bërë nga qeveria turke e Erdogan. Ky i fundit premtoi se do ta bënte gati Spitalin e Fierit për tre muaj.

Ndërsa, siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati. Rama sjell pamje edhe brenda dhomave të spitalit, ku shihet se tashmë janë rregulluar e kompletuar me dyshekë, lavamanë, frigoriferë e rafte, që do të shërbejnë për të shtruarit.