Edi Rama reagon për herë të parë pas fillimit të numërimit

Edi Rama reagon për herë të parë pas fillimit të numërimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas fillimit të procesit të numërimit. Rama ka publikuar një foto vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet qielli i kryeqytetit.

“Çfarë agimi në Tiranë”, shkruan ai. Duket se Rama është entuziast për rezultatin e deritanishëm, ku nga fletët e votimit të numëruara Partia Socialiste kryeson.