Egjipti: “Jemi të gatshëm për dialog me Turqinë!”

Egjipti: “Jemi të gatshëm për dialog me Turqinë!”

Ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shukri shprehu gatishmërinë e vendit të tij për dialog me Turqinë në dobi të të dy palëve dhe rivendosjen e marrëdhënieve në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjatë pjesëmarrjes në një kanal televiziv lokal Shukri u prononcua në lidhje me bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu dhe tha se ata përshëndesin deklaratat dhe gjestet e fundit të Turqisë.

Shefi i diplomacisë egjiptiane deklaroi se është e rëndësishme të kalohet nga faza e treguesve politikë në fazën e ‘hapjes politike’ që përcakton kornizën e marrëdhënieve dhe kujtoi se ai dhe ministri Çavusoglu kanë realizuar një bisedë telefonike në kuadër të bisedave të urimit për ardhjen e Ramazanit.