Erdogan ‘godet’ kryeministrin italian: “Deklarata juaj ishte pamaturi e plotë, mungesë edukate!”

Erdogan ‘godet’ kryeministrin italian: “Deklarata juaj ishte pamaturi e plotë, mungesë edukate!”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur pamaturi dhe mungesë sjelljeje deklaratën e kryeministrit italian Mario Draghi në lidhje me të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë dhe mungesë edukate”, tha Erdoğan në një bisedë të organizuar me të rinjtë në Bibliotekën Presidenciale në Ankara.

“Ashtu siç shpresonim se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë do të përmirësoheshin, Draghi minoi këto marrëdhënie me deklaratën e tij”, shtoi ai.