Erdogan ia bën të papriturën kryeministirt italian, ia merr nga ‘dora’ ndeshjet e futbollit për Euro 2020

Erdogan ia bën të papriturën kryeministirt italian, ia merr nga ‘dora’ ndeshjet e futbollit për Euro 2020

Për momentin UEFA ka miratuar vetëm 8 qytete që kanë garantuar praninë e të paktën 25 për qind të tifozëve në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjeve të Euro 2020. Roma është kryeqyteti i zgjedhur për ndeshjen e parë të turneut të rëndësishëm të kombëtareve europiane, që nis me duelin Itali-Turqi, e programuar të luhet më datë 11 qershor.

Autoritetet italiane ende nuk i kanë dhënë UEFA-s garancitë e duhura. Për këtë arsye në skenë ka dalë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkon të zhvendosë çdo gjë në Stamboll. Finalja e Champions League do zhvillohet më 29 maj në stadiumin Ataturk të Stambollit, i hapur për publikun, që në këtë rast do përfaqësonte për Turqinë një vitrinë botërore.

Por tashmë, presidenti Erdogan ka një objektiv dhe më të bujshëm; në fazën aktuale të marrëdhënieve të tensionuara me Italinë, kërkon të marrë dhe inaugurimin e europianit të futbollit, që koincidon me ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë më 11 qershor. VAZHDONI KETU PER LAJMIN E PLOTE