Erdogan mesazh Greqisë: “Si mund ta bëni atë.. ju nuk keni të drejtë të emërtoni kryemyfti të muslimanëve!”

Erdogan mesazh Greqisë: “Si mund ta bëni atë.. ju nuk keni të drejtë të emërtoni kryemyfti të muslimanëve!”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në bazë të Traktatit të Lozanës, Athina “nuk ka të drejtë” të emërojë kryemyfti të muslimanëve që jetojnë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA). “Si mund ta bëni atë… Ne nuk e emërojmë patriarkun”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve në Stamboll.

Erdoğan tha se Greqia nuk paguan “kujdesin e nevojshëm” për shtetësinë e 150 mijë turqve që jetojnë në Trakinë Perëndimore, shumica e të cilëve janë muslimanë. Ai theksoi se vetëm zyrtarët e këtij grupi, të tillë si myftinjtë dhe imamët, mund të zgjedhin një kryemyfti në Greqi. BURIMI LAJMIT