Franca dhe Gjermania i dalin në krah Ukrainës, i dërgojnë mesazhin e fuqishëm Rusisë

Franca dhe Gjermania i dalin në krah Ukrainës, i dërgojnë mesazhin e fuqishëm Rusisë

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë në kufi me Ukrainën.

Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Zelenskyy gjatë një video-konference, ndanë “s hqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulja e tesnioneve”, sipas një deklarate nga kancelarja gjermane.

Macron dhe Merkel theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.