Gati për të qeverisur shqiptarët edhe 4 vjet / Edi Rama shpall fitoren dhe bën thirrje për festë

Gati për të qeverisur shqiptarët edhe 4 vjet / Edi Rama shpall fitoren dhe bën thirrje për festë

Edi Rama është gati të shpallë fitoren pasditen e sotme. Pas projeksioneve me 73 mandate dhe me më shumë se 90% kuti të numëruara duket se Rama nuk pret dot për të qeverisur shqiptarët edhe katër vite të tjera. Ai ka paralajmëruar festën me një postim në “Facebook” ku i fton të gjithë në atë që e quan përqafimin e fitores teksa shfaqet më i buzëqeshur se kurrë.

Rama shkruan: Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores #PS12 #Fitore #Kampionë”.