Gjenerali amerikan: “Gjasat janë të vogla që Rusia të pushtojë Ukrainën!”

Gjenerali amerikan: “Gjasat janë të vogla që Rusia të pushtojë Ukrainën!”

Komandanti ushtarak amerikan që po vëzhgon nga afër grumbullimin e forcave ushtarake të Rusisë në Krime dhe përgjatë kufirit të Ukrainës tha se ka vetëm një gjasë “të ulët deri mesatare” që forcat ruse në të vërtetë të fillojnë një 0peracion pushtimi.

Gjenerali i Forcave Ajrore Tod Wolters, komandanti i Komandës Evropiane të forcave amerikane, i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore me ligjvënësit të enjten në Uashington, ku paralajmëroi se manovrimi i Kremlinit mbetet “sh qetësim i madh”.

“Kemi të bëjmë me një forcë shumë të madhe tokësore”, u tha Wolters anëtarëve të Komisionit të Forcave të Amratosura të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mos pranuar të jepte shifra.