Greqia armatos rëndë Arabinë Saudite, do ia shesë sistemin mbrojtës amerikan

Greqia armatos rëndë Arabinë Saudite, do ia shesë sistemin mbrojtës amerikan

Greqia dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje të huazimit të sistemit të mbrojtjes kundër ajrore Patriot, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur një diplomat grek të martën i cili kishte njoftuar se marrëveshja ishte nënshkruar atë ditë nga të dy palët në Riad.

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias dhe ai i mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos ishin takuar më herët të martën me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhain.